Pse një gungë në kyçin e dorës mund të jetë shkak për shqetësimin

Shëndetësia

Pse një gungë në kyçin e dorës mund të jetë shkak për shqetësimin

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:38
Ilustrim

Kur shfaqen lezione ose gunga në pëllëmbë, kyçe apo gishta, ne priremi të fajësojmë ndonjë dëmtim për këtë, kafshimet e insekteve ose fshikëzat e shkaktuara nga puna. Sidoqoftë, simptoma të tilla mund të jenë një tregues i problemeve më të mëdha shëndetësore.

Sot ne do ju tregojmë pse duhet ta trajtoni këtë çështje me seriozitetin maksimal!

Shkenca mjekësore e quan këtë një higroma (kisti ganglion) e kyçit të dorës. Është një formacion beninj që merr formën e një kapsule ose kisti. Pak njerëz e dinë që gunga të tilla nuk janë thjesht një e metë estetike: ato mund të përbëjnë një kërcënim të vërtetë për mirëqenien tuaj.

Ku mund të shfaqet

Më shpesh, gunga shfaqet në dore dhe mund të ndjehet si e tendosur ose e butë për shkak të prekjes. Por, në raste të rralla, mund të zhvillohet edhe në njësitë vijuese:

në sipërfaqen e pëllëmbës – në qendër ose më afër gishtit të madh;

në sipërfaqen e brendshme të gishtërinjve.

Arsyet përse shfaqet

Arsyet për shfaqjen e kistit nuk janë gjithmonë të lehta për t’u përcaktuar. Por ka disa faktorë kryesorë të njohur për mjekësinë moderne:

dobësi e qenësishme e aparatit kockor-artikular;

një dëmtim i kohëve të fundit, fryrje ose frakturë e kockave të shëruara në mënyrë jo të duhur;

sëmundje degjenerative e kyçeve dhe inflamacion i indeve të buta të kyçit të dorës;

lëvizjet e zgjatura të duarve (një faktor i zakonshëm në mesin e muzikantëve, rrobaqepësve dhe atyre që punojnë shumë në kompjuter).

Simptomat

Zakonisht, gunga duket se nuk formohet për asnjë arsye të dukshme. Shkalla e rritjes së saj dihet se ndryshon. Ndonjëherë mund të mbetet e pandryshuar për disa vjet, ndërsa, në raste të tjera, lezioni mund të rritet në mënyrë dramatike në madhësi në vetëm disa ditë.

Shfaqja e gungës shoqërohet nga simptomat e mëposhtme:

vështirësi në lëvizjen e nyjeve kur përkulni gishtat ose kyçet;

lëkura sipër gungës bëhhet e kuqe dhe fillon të zhvishet;

dhimbje për shkak të acarimit të indeve përreth;

rritje ose ulje e ndjeshmërisë së lëkurës e shkaktuar nga fakti se gunga në rritje ushtron presion në enët e gjakut dhe mbaresat nervore.

Diagnozat

Edhe pse nuk ekziston rreziku që kisti të shndërrohet në një tumor malinj, ju nuk duhet ta shtyni vizitën për tek mjeku. Zakonisht, diagnostikimi i higrosës nuk paraqet ndonjë vështirësi për shkak të natyrës së shfajes së simptomave. Ne ju këshillojmë që të konsultoheni me një kirurg ose podiatrist për të përcaktuar shkakun e sëmundjes dhe të ndërmarrni hapa drejt marrjes së një trajtimi efektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat