Marrja e antibiotikëve gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për defekte tek foshnjat

Shëndetësia

Marrja e antibiotikëve gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për defekte tek foshnjat

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Antibiotikët e zakonshëm që konsumohen gjatë shtatëzanisë rrisin rrezikun për defekte të lindjes tek foshnjat, thuhet në gjetjet e një studimi të ri.

Sipas këtij studimi, makrolidet – një grup i antibiotikëve që zakonisht përdoren për të trajtuar infeksionet e gjoksit dhe traktit urinar – rrisin ndjeshëm shanset e çrregullimeve të zemrës, organeve gjenitale dhe trurit.

Ndërsa shumica e antibiotikëve, siç është penicilina, janë të sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë, studimi ngre shqetësime të reja për grupin e makrolideve, i cili përfshin antibiotikë të zakonshëm si eritromicina, klaritromicina dhe azitromicina.

Këto trajtime u janë dhënë rreth tre përqind të grave shtatzëna në Britani gjatë 26 vjetëve të fundit, sipas studimit të realizuar nga University College London.

Një total prej 31 përqind e nënave marrin antibiotikë gjatë shtatëzanisë, me 21 përqind që përdorin penicilinë.

Por, makrolidet janë ndër më të shpeshtat e përshkruara për shumë gra që janë alergjike ndaj penicilinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat