5 arsye pse shfaqen njolla të errëta në lëkurë

Shëndetësia

5 arsye pse shfaqen njolla të errëta në lëkurë

Më: 8 mars 2020 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Ekspozimi në diell pa mbrojtje- Shumë njerëz besojnë se mbrojtja nga dielli rekomandohet vetëm kur shkojmë në plazh, por në të vërtetë është e rëndësishme që të praktikohet në çdo moment. Kjo pasi ekspozimi i vazhdueshëm në diell dëmton lëkurën, madje shkakton njolla të errëta në të.

Shtypja e puçrave dhe aplikimi i pastës së dhëmbëve pa u konsultuar me specialistin– Kur shtypet një puçër zona në inflamacion dhe fibrat elastike të kolagjenit konsumohen. Kjo gjë mund të shkaktojë shfaqjen e njollave dhe shënjave në lëkurë. Ndaj mjekët rekomandojnë që të mos preken me duar dhe rekomandojnë po ashtu që të mos përdoret pastë dhëmbësh siç ndodh gjerësisht mbi to. Kjo për shkak se mund të shjkaktojë efekte anësore.

Rruajtja në mënyrë jo të duhur- Disa gabime lidhur me depilimin mund të shkaktojnë skuqje dhe për pasojë shenja në lëkurë. Pikë së pari, para një procesi të tillë është e rëndësishme që të mos ekspozoheni në diell pasi shtohet mundësia për të shfaqur njollat. Nga ana tjetër duhet ta mbani lëkurën të hidratuar.

Përdorimi i parfumit dhe ekspozimi në diell– Disa parfume mund të përmbajnë alkool dhe substanca të tjera fototoksike. Për rrjedhojë mund të shkaktojnë reaksione në lëkurë gjatë espozimit në diell. Për këtë arsye bëni mirë që parfumin ta hidhni në pjesë që nuk i kap dielli.

Përdorimi i deodorantit- Njollat në sqetulla mund të shfaqen edhe kur përdoren deodorant që përmbajnë alkool dhe irritojnë lëkurën, duke shkaktuar inflamacion në zonë, shkruan noa.al. Studime të ndryshme kanë treguar se deodorantët janë ndër produktet më të zakonshëm që shkaktojnë alergji. Për këtë arsye këshillohet që para dhe pas rruajtjes të mos përdoret asnjë produkt, në mënyrë që të lejohet mbyllja e poreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat