Nuk kalon lehtë për të gjithë: ja çfarë pasojash mund të lërë Covid 19!

Shëndetësia

Nuk kalon lehtë për të gjithë: ja çfarë pasojash mund të lërë Covid 19!

Më: 14 mars 2020 Në ora: 06:08
Ilustrim

Shkencëtarët në Hong Kong thonë se pacientë që e kanë marrë veten nga koronavirusi, mund te mbeten me mushkëritë e dëmtuara për një kohë të gjatë.

Një studim mbi 12 pacientë që dolën nga spitali tregoi se dy apo tre prej tyre mbetën me një funksion të reduktuar të mushkërive. “ Sikur pak ta shpejtojnë ritmin e ecjes, menjëherë i merret fryma”, thotë doktor Owen Tsang Tak-yin.

Skanimi i nëntë pacientëve sakaq tregoi se kishin pësuar dëmtim të konsiderueshëm të organeve, por është ende herët për t`u thënë nëse ai do të jetë afatgjatë apo jo.

Tek mjaft pacientë aktualë me Covid 19 është parë sesi mushkëritë janë mbushur me lëng, dhe situata përkeqësohet me avansimin e sëmundjes. Sipas doctor Tsang, ushtrimet mund të ndihmojnë të rifitohet kapaciteti i mushkërisë, ndersa e vendos theksin sidomos tek noti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat