Mbipesha gjatë shtatëzanisë mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijës

Shëndetësia

Mbipesha gjatë shtatëzanisë mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijës

Më: 16 mars 2020 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Ardhja e një fëmijë në botë shkakton ndryshime të jashtëzakonshme në jetën e gruas, e cila nuk do të jetë më e njëjtë.

Përtej lumturisë së mbajturi një qenie të re njerëzore në bark, ka diçka thelbësore për këtë rol të ri: përgjegjësi, që nuk ka të bëjë me prindërimin dhe edukimin por mbrojtjen e shëndetit të fëmijës tuaj gjatë shtatëzanisë.

Ekziston një lidhje mes mbipeshes së nënës gjatë shtatëzanisë dhe problemeve me zhvillimin e ardhshëm intelektual të fëmijës.

Është e nevojshme që rritja e peshës të jetë graduale dhe të jetë brenda kufijve të shëndetshëm për secilën periudhë të gestacionit. Ndër komplikimet që mund të shkaktojë mbipesha tek gratë gjatë shtatëzanisë, janë presioni i lartë i gjakut, preeklampsia dhe diabeti gestacional.

Kur një grua shtatzënë fiton shumë peshë, shpesh besohet se vetëm shëndeti i saj do të rrezikohet, por kjo gjë do ta prek edhe foshnjën. Për shembull, preeklampsia mund të jetë e rrezikshme për shtatëzani. Edhe pse është normale që nënat me këtë gjendje të lindin pa komplikime, ekziston rreziku i lindjes së parakohshme ose, në raste të caktuara, abortit.

Ekipi i epidemiologëve, nutricionistëve dhe studiuesve të shëndetit, studiuan 368 nëna dhe fëmijët e tyre, si gjatë shtatëzënësisë, ashtu edhe kur fëmijët ishin 3 dhe 7 vjeç.

U morën parasysh etnia, statusi martesor, niveli i arsimimit dhe IQ e nënave. Vëmendje i është kushtuar edhe periudhës së gestacionit në të cilën lindi foshnja dhe kushtet mjedisore në të cilat ishte ekspozuar.

Dieta e nënës gjatë shtatëzanisë dhe nëse fëmija ishte ushqyer me gji, ishin lënë jashtë analizave.

Kur fëmijët ishin 3 vjeç, u vlerësuan aftësitë e tyre motorike. Të njëjtat testime u kryen përsëri 4 vjet më vonë, kur u bënë 7 vjeç.

Në studimet e fëmijëve 3-vjeçar, studiuesit ekzaminuan aftësitë e tyre motorike dhe vunë re se mbipesha e nënës në shtatzani ishte e lidhur me aftësitë motorike të fëmijëve më të ngadalta.

Kur fëmijët u testuan në moshën 7 vjeç, u zbulua se fëmijët, nënat e të cilëve kishin qenë mbipeshë gjatë shtatëzanisë kishin një IQ më të ulët sesa ata, nënat e të cilëve kishin një peshë normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat