Kontrolloni sytë, mund të zbuloni nëse keni koronavirus

Shëndetësia

Kontrolloni sytë, mund të zbuloni nëse keni koronavirus

Më: 27 mars 2020 Në ora: 00:03
Ilustrim

Sytë e kuq mund të jenë shenjë se një pacient është infektuar me koronavirus, sipas infermierëve dhe mjekëve.

“Është diçka që e kam parë personalisht. Pacientët kanë sy sikur të ishin me alergji. Pjesa e bardhë e syrit nuk është e kuqe. Është më shumë si ata që kanë një hije të kuqe në pjesën e jashtme të syve”, tha Chelsea Ernest, motër medicinale.

“Ne kishim pacientë që kishin vetëm sy të kuq si e vetmja simptomë që pamë dhe kur shkoi në spital ai vdiq”, shton ajo.

Akademia amerikane e oftalmologjisë ka paralajmëruar se ka raporte që koronavirusi është i shoqëruar me konjunktivitet, i cili mund të shkaktojë skuqje në sy, raporton CNN.

Është urdhëruar që të gjitha operacionet okulistike në SHBA të ndërpresin operacionet dhe të pranohen vetëm rastet urgjente.

Kohët e fundit, studiuesit kanë bërë zbulimin befasues se humbja e shijes dhe aromës mund të jetë një shenjë paralajmëruese kryesore për bartësit e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat