Kjo kompani cigaresh ka krijuar vaksinën për koronavirusin, mund të prodhojë 3 milion në javë

Shëndetësia

Kjo kompani cigaresh ka krijuar vaksinën për koronavirusin, mund të prodhojë 3 milion në javë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:52
Ilustrim

Gjigandi i cigareve Benson dhe Hedges britanik-amerikan i duhanit pretendon se ka zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit të bërë nga bimët e duhanit dhe mund të prodhojë 3 milion në javë duke filluar që nga qershori.

Kompania britanike-amerikane (BAT) tha që mund të prodhojë deri në tre milion doza në javë duke filluar në qershor nëse merr mbështetje nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Firma me seli në Londër shtoi se do t'i shesë testet Qeverisë pa asnjë kosto, që do të thotë pa bërë asnjë fitim.

Firmat e duhanit aktualisht janë të ndaluara të bëjnë marrëveshje me qeveritë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetit, por BAT u përpoq sërish të komunikonte me ËHO.

Kompania u shpreh se kishte folur me Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA dhe Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social të MB për vaksinën e saj.

Shpreson të bashkëpunojë me agjencitë qeveritare për ta sjellë vaksinën në studimet klinike këtë muaj.

Në një deklaratë kjo kompani u shpreh: 'Nëse testimi shkon mirë, BAT shpreson se me partnerët e duhur dhe mbështetjen e agjencive qeveritare, mund të prodhojë rreth 1-3 milion doza të në javë, duke filluar nga qershori.'

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat