Grupi ‘fatlum’ i gjakut që preket më pak nga kanceri

Shëndetësia

Grupi ‘fatlum’ i gjakut që preket më pak nga kanceri

Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Një grup mjekësh suedezë kanë arritur të identifikojnë një grup gjaku që është më pak i ndjeshëm ndaj kancerit dhe ndaj sëmundjeve që më së shpeshti prekin grupe të ndryshme të gjakut. Lajm i mirë është për ata që janë me fat që i përkasin këtij grupi të veçantë, le të shohim se për kë grup bëhet fjalë.

Grupi i gjakut: studimi

Këta studiues suedez, pasi bënë një studim të gjatë që zgjati 35 vjet, gjatë të cilit ata ekzaminuan më shumë se një milion pacientë në klinikat angleze. Këto hulumtime, dhe rrjedhimisht, analizat e kryera, kanë dhënë përgjigjet e mëposhtme: lidhjet midis grupit të gjakut dhe rasteve të kancerit kanë treguar që njerëzit që i përkasin grupit 0, preken më rrallë nga sëmundja.

Lidhja me lloje të ndryshme të kancerit

Por studimi nuk ndalet vetëm në përcaktimin e kësaj, por ata gjithashtu studiuan lidhjen midis llojit të gjakut dhe llojeve të ndryshme të kancerit, dhe zbuluan se transportuesit e gjakut të grupit A kontraktuan më shpesh kancerin e stomakut, ndërsa ata që i përkisnin grupit B, kishin më shumë të ngjarë të prekeshin nga kanceri i pankreasit.

Shkaku kryesor, sipas studiuesve, i cili mund të shkaktojë zhvillimin e sëmundjes së kancerit është konsumimi i alkoolit dhe duhanit, dhe marrja e tepruar e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroide. Nuk është se ata që janë bartës të gjakut të grupit 0 nuk janë të ekspozuar ndaj ndonjë rreziku, studiuesit në Amerikë kanë vërtetuar se këta pacientë preken shumë shpesh nga sëmundje të tjera, përfshirë ato më të zakonshmet si gastriti dhe ulçera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat