Mbikëqyret mjekimi që po përdorin 6 mijë mjekë, ja ilaçi më efektiv kundër koronavirusit

Shëndetësia

Mbikëqyret mjekimi që po përdorin 6 mijë mjekë, ja ilaçi më efektiv kundër koronavirusit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 06:50
Plaquenil

Një sondazh mbikëqyrës u krye nga Sermo, një rrjet social për mjekët, për të kuptuar se çfarë po përdoret si kurë trajtimi dhe si janë rezultatet tek të sëmurët me koronavirus.

Sipas këtij sondazhi të zhvilluar me mbi 6000 mjekë nga e gjithë bota, ilaçi kundër malaries, Plaquenil është më efektivi.

6200 doktorë nga 30 shtete u pyetën dhe 37% e tyre tha se Plaquenil është “terapia më e mirë”.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se “nuk ka prova” që të ekzistojë sot për sot një ilaç që mund të “parandalojë apo shërojë sëmundjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat