Koronavirusi ka përshkuar gjithë botën duke marr jetën e mijëra njerëzve.
Shkencëtarët janë duke u marr me hulumtime dhe zbulime të ndryshme sa i përket virusit, në mënyrë që të gjendet një rrugë më e shpejtë për të shëruar të infektuarit dhe për të ndaluar vdekje të shumta.
Shkencëtarët kryesorë i thonë CNN se është e mundur që virusi jo vetëm që erdhi nga lakuriqët në muajt e kaluar, por se ai mund të ketë qenë i pranishëm te njerëzit shumë muaj më par.
Mund të ketë qenë i pranishëm mbase edhe vite më parë, më pas ai u transferua midis njerëzve për t’u bërë po aq vdekjeprurës sa është tani.