Studimi anglez: Njerëzit po hanë keq, po pinë më shumë alkool dhe kanë probleme me pagjumësinë

Shëndetësia

Studimi anglez: Njerëzit po hanë keq, po pinë më shumë alkool dhe kanë probleme me pagjumësinë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Njerëzit që janë të detyruar të punojnë nga shtëpia gjatë krizës së koronavirusit po pinë më shumë alkool, po hanë më pak shëndetshëm dhe kanë probleme me gjumin.

Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një sondazh i rreth 500 personave në Britaninë e Madhe nga Instituti i Studimit të Punësimit.

Gjithashtu, është vënë re se janë rritur problemet me ligamentet, tendinat dhe kockat e atyre që punojnë nga shtëpia. Më shumë se gjysma janë ankuar për dhimbje në qafë, shpatull dhe shpinë.

Në sondazh, ata që punojnë nga shtëpia thanë se po bëjnë më pak ushtrime fizike se zakonisht dhe kanë lënë pas dore dietën. Për më tepër, kanë nisur të hanë më pak shëndetshëm se në periudhë normale.

Një e pesta e pjesëmarrësve në sondazh pranuan se kanë shtuar edhe konsumin e alkoolit.

Përsa i përket gjumit, shumica janë shprehur se e kanë të vështirë të flenë për shkak të ankthit që i ka krijuar situata, por edhe pasigurisë për vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat