“Çelësi” për trajtimin e koronavirusit fshihet tek Viagra? Flasin mjekët në Amerikë dhe Europë

Shëndetësia

“Çelësi” për trajtimin e koronavirusit fshihet tek Viagra? Flasin mjekët në Amerikë dhe Europë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:48
Ilustrim

Pilula Viagra mund të jetë çelësi për trajtimin e koronavirusit që vijon të përhapet në të gjithë botën. Mjekët po shqyrtojnë oksidin nitrik, një gaz pa ngjyrë që ndihmon enët e gjakut të hollohen dhe çon në rritjen e sasisë së oksigjenit që rrjedh në të gjithë trupin.

Oksidi nitrik është përdorur për të porsalindurit që shfaqin probleme me zemrën dhe më pas u zhvillua ilaçi Viagra, i cili konsumohet nga meshkujt që kanë probleme me ereksionin.

Tani, shkencëtarët nga tre shtete amerikane dhe europiane po testojnë nëse ilaçi mund të sigurojë oksigjen për enët e gjakut në mushkëri dhe të largojë nevojën për përdorimin e ventilatorëve tek pacientët në gjendje të rëndë.

Oksidi nitrik është konsideruar aq i rëndësishëm sa u emërua Molekula e Vitit në revistën Science në 1992. Duke qenë se dhe Viagra ka një përqendrim të lartë të këtij gazi, atëherë ekspertët shohin mundësinë se mund të ketë një efekt pozitiv në kurimin e Covid-19.

Kjo u provua kur oksidi nitrik u testua tek pacientët në vitit 2002-2003 që ishin diagnostikuar me SARS.

“Është një ilaç i mrekullueshëm. Ka rrezik minimal", tha mjeku Lorenzo Berra, specialist i kujdesit kritik në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, raporton noa.al duke cituar Daily Mail.

Një provë e re klinike ndërkombëtare po mbikëqyret nga Mass General dhe po zhvillohet në spitalin në Massachusetts, Alabama, Luiziana, Austri, Itali dhe Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat