OBSH: Pirja e alkoolit nuk e vret COVID 19, por e rrit rrezikun e dhunës

Shëndetësia

OBSH: Pirja e alkoolit nuk e vret COVID 19, por e rrit rrezikun e dhunës

Më: 14 prill 2020 Në ora: 19:15
Ilustrim

Konsumimi i alkoolit nuk e vret virusin COVID-19, tha Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) të martën në një përpjekje për të luftuar lajmet e rreme.

“Frika dhe dezinformatat kanë krijuar një mit të rrezikshëm që konsumimi i alkoolit mund të vrasë virusin COVID-19. Ai nuk e bën këtë,” shkruan OBSH për Evropë.

“Konsumimi i alkoolit paraqet rreziqe për shëndetin, por konsumimi i alkoolit etilik me forcë të lartë (etanoli), mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë vdekjen,” shton OBSH.

Në vend të kësaj, OBSH u bëri thirrje qeverive të zbatojnë masa që kufizojnë konsumin e alkoolit, veçanërisht në vendet në karantinë.

“Në kohën e bllokimit gjatë pandemisë COVID-19, konsumi i alkoolit mund të përkeqësojë ndjeshmërinë e shëndetit, sjelljet e marrjes së rrezikut, çështjet e shëndetit mendor dhe dhunën”, thekson OBSH.

Në dy javët e para të bllokimit francez, raportet e dhunës në familje u ngritën me më shumë se 30%, zbuloi Ministria e Punëve të Brendshme e Francës.

Shërbimi Kombëtar i Abuzimit në Familje në Britani të Madhe ka vërejtur një rritje prej 25% të thirrjeve dhe kërkesave për ndihmë si pasojë e dhunës në familje për shkak të konsumit të alkoolit.

Sipas OBSH-së, tre milionë njerëz humbasin jetën e tyre çdo vit si pasojë e konsumit të alkoolit, një e treta e të cilëve janë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat