Imazhet e para të detajuara sesi koronavirusi shumohet në trupin e njeriut

Shëndetësia

Imazhet e para të detajuara sesi koronavirusi shumohet në trupin e njeriut

Më: 5 maj 2020 Në ora: 08:09
Ilustrim

Studiuesit britanikë kanë prezantuar imazhet e para spektakolare që japin një analizë tmerruese sesi mikrobi vrasës shumohet në brendësi të trupit të njeriut.

Grupi i Universitetit të Shkencave të Dundee ka publikuar pamjet me qartësinë më të madhe të virusit që ka vrarë deri tani më shumë se 247,000 njerëz në të gjithë botën.

Aty tregohet sesi pjesëzat e virusit Sars-CoV-2, i cili më tej shkakton sëmundjen Covid-19 – prekin indet e zorrëve të njeriut, të para në një mikroskop super-të-fuqishëm.

Ato tregojnë sesi virusi grumbullohet dhe më pas largohet nga qelizat njerëzore të zorrëve.

Studiuesit e Universitetit të Dundee punuan bashkë me ata të Institutit Hubrecht në Utrecht, të Universitetit Erasmus në Rotterdam për izolimin e pamjeve specifike.

Ata zbuluan se virusi Sars-CoV-2 mund të infektojë zorrët e njeriut dhe të shumohet aty.

Duke përdorur modele të simuluara të zorrëve njerëzore, studiuesit arritën të kultivonin virusin në epruveta dhe të monitoronin reagimin e qelizave ndaj tij.

Zbulimet shpejgojnë faktin se përse një e treta e pacientëve me Covid-19 kanë dhe simptoma gastro-intestinale (të zorrëve) si diarrea, si dhe faktin që virusi mund të zbulohet dhe në mostrat e feçeve.

Pacientët me Covid-10 shfaqin disa simptoma në organet respiratore si kollë, teshtima, ethe e marrje fryme. Por një e teta e tyre kanë dhe simptoma intestinale si të vjella e diarre.

Kjo sugjeron si aipërhapet sipas të ashtuquajturit ‘transmetimi oral-fekal’ thonë studiuesit.

Biologu qelizor Prof Swedlow tha: “Ne jemi të emocionuar të publikojmë këto të dhëna për studiuesit në të gjithë botën, së bashku me fotot respektive. Kemi përfshirë në to shënime, që studiuesit të bëjnë ekzaminimet dhe zbulimet e tyre”.

Shkencëtarët kanë analizuar mikrobin që shkakton Covid-19 me mikroskop elektronik dhe kanë ngjyrosur pamjet që virusi të dallohet nga qelizat e shëndetshme.

Skanimet tregojnë edhe majat në pjesën e jashtme të virusit nga të cilat koronavirusi merr emrin, pra të kurorave apo aureolës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat