Lëngjet e gjelbra më të shëndetshme, ja disa receta

Shëndetësia

Lëngjet e gjelbra më të shëndetshme, ja disa receta

Më: 10 maj 2020 Në ora: 08:07
Ilustrim

Lëngjet më të shëndetshme janë ato që kombinojnë perimet dhe frutat. Në këtë mënyrë ofrohet një ekuilibër shumë i nevojshëm mes fibrës, proteinave, vitaminave dhe sheqerit që gjendet tek frutat. Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.

Lëngjet me bazë perimesh dhe frutash ndryshojnë nga lëngjet e shtrydhura. Këto lëngje përgatiten duke kombinuar fruta dhe perime, duke i përzier deri sa të bëhen pelte, duke i holluar me ujë ose qumësht dhe servirur me akull nëse dëshironi.

Spinaq Avokado dhe Mollë
Përbërësit:
Një gotë e gjysëm me lëng molle
2 filxhanë me spinaq të zier dhe të copëtuar.
Një mollë e paqëruar
Gjysëm avokado e ndarë në copa.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë.
Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq, Ananas dhe Banane
Përbërësit:
Gjysëm filxhani me qumësht të arrës së kokosit
2 filxhanë me spinaq
Një filxhan e gjysëm me copa ananasi
Një banana e ndarë në copa. Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq, Rrush dhe Arrë Kokosi
Përbërësit:

Një filxhan me rrush pa fara
Një filxhan me spinaq gjethevogël
Gjysëm filxhani me akull
Çerek gote me qumësht të arrës së kokosit.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.

Spinaq Selino, Mollë
Përbërësit:
Gjysëm filxhani me gjethe të gjelbra të spinaqit.
Një kërcell selinoje
Gjysëm banane
Gjysëm filxhani me lëng molle jeshile
Gjysëm gote me akull
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur. Lëngu i mollës dhe bananja e maskojnë shumë mirë erën e fortë të perimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat