Shkencëtarët zbulojnë edhe një lloj tjetër të koronavirusit te lakuriqët e natës

Shëndetësia

Shkencëtarët zbulojnë edhe një lloj tjetër të koronavirusit te lakuriqët e natës

Më: 13 maj 2020 Në ora: 19:19
Ilustrim

Hulumtimi i fundit tregon se virusi Covid-19 ka të ngjarë të evoluojë në mënyrë të natyrshme.

Koronavirusi filloi nga lakuriqët e natës dhe më pas kaloi te kafshët e tjera, derisa zhvilloi mutacionet e nevojshme për t'u transferuar te njerëzit dhe fillimin e një pandemie globale, thonë shkencëtarët.

Në hulumtimin e fundit, shkencëtarët mbështetën këtë hipotezë duke gjetur një lloj tjetër të koronavirusit në një lakuriq nate dhe duke vërejtur mutacione specifike që futin materialin gjenetik në gjenomën virale, shkruan revista australiane "Science Alert".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat