Britania e Madhe këtë javë teston pesë ilaçe të reja për shërimin e koronavirusit

Shëndetësia

Britania e Madhe këtë javë teston pesë ilaçe të reja për shërimin e koronavirusit

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 09:30
Ilustrim

Britania e Madhe ka filluar të testoj pesë ilaçe të reja për shërimin e COVID-19. Spitalet kanë filluar testimin në qindra pacientë për të gjetur trajtimin adekuat të koronavirusit.

Vetëm disa ditë pasi u ndërprenë provat globale për ilaçin e hidroksilklorinës, të promovuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, shkencëtarët britanez janë duke pritur që qindra pacientë të nënshkruajnë për test-shërimin.

Ilaçet variojnë prej më të ndryshmeve siç është heparini, i cili përdoret për hollimin e gjakut deri te terapitë që janë akoma në provë klinike për problemet me çrregullime muskulare, mushkëritë dhe gjakun, të cilat kanë veti të fuqishme anti-virale ose anti-inflamatore.

Studimet janë pjesë e programit “Akord” i cili përfshinë mjekë dhe shkencëtarë nga Britania e Madhe.

“Ne po kërkojmë shenja të sigurisë dhe të efikasitetit, diçka që mund të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes, të shkurtojë kohëzgjatjen e saj dhe të parandalojë që pacientët të futen në kujdesin intensiv,” tha Profesori dhe doktori i pulmologjisë,Tom Ëilkinson, i cili është edhe udhëheqës i programit të Akordit, nga Qendra e Kërkimeve Biomjekësore në Britaninë e Madhe .

Pesë ilaçet që do të testohen për herë të parë janë:

1. Heparina- Ndikon në hollimin apo rrallimin e gjakut.
2. Bemcentinibi- Tabletë e prodhuar nga një kompani norvegjeze, e cila përdoret për të shëruar çregullimet me gjakun.
3. Medi3506- Injeksion anti-inflamator i cili përdoret për shërimin e sëmundjeve të lëkurës si dhe sëmundjet e mushkërive.
4. Calkuenca- Përdoret për shërimin e inflamacionit të rëndë të mushkërive 5. Zilukoplan- Ilaç i prodhuar nga një kompani belge, e cila tashmë është në testim për trajtimin e mundshëm të “miasthenia gravis”, një çrregullim skeleto-muskulor, raporton “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat