OBSH “del bllof” me hidroksiklorinën, rinisin testimet

Shëndetësia

OBSH “del bllof” me hidroksiklorinën, rinisin testimet

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 07:24
Ilustrim

Shumë pyetje janë ngritur mbi studimin që pretendonte se hidroksiklorina ka shtuar nivelin e vdekshmërisë dhe problemet e zemrës tek pacientët me Covid-19, arsye për të cilën dhe u ndalua nga OBSH-ja. Kjo e fundit, thotë The Guardian, do të rifillojë testet klinike mbi ilaçin e përdorur kundër Malarias e për të cilin shkencëtarët shpresojnë se mund të trajtojë Covid-19.

Ishte vetë OBSH-ja që mbështetur, siç tha, në studimin e The Lancet, vendosi t`i ndalonte testime të tilla. A mos vallë u nxitua, pyesin tani ata që varën shumë shpresa tek ky mjekim. Vetë presidenti amerikan Donald Trump i kishte trumpetuar me të madhe vetitë e saj, duke thënë se po e përdorte edhe ai si masa parandaluese ndaj koronavirusit.

The Lancet dilte në përfundimin se hidroksiklorina qe shoqëruar me shkallë të lartë vdekshmërie, por mbi studimin e saj u ngritën pyetje serioze.

The Guardian nisi vetë një hetim, gjatë të cilit u vunë re mospërputhje të mëdha të dhënash. Gazeta prestigjoze britanike ngriti pyetjen sesi i mblodhi studimi të dhënat e 96,000 pacientëve në qindra spitale, në një kohë kur spitalet kryesore mohojnë të jenë lidhur me database-n e menaxhuar nga një kompani e quajtur Surgisphere, shefi ekzektutiv i të cilës, Dr Sapan Desai, rastis të jetë gjithashtu bashkëautor i The Lancet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat