Vitamina C mund të jetë kura magjike kundër tumoreve

Shëndetësia

Vitamina C mund të jetë kura magjike kundër tumoreve

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 07:14
Ilustrim

Një studim i publikuar në revistën “Science Translational Medicine”, evidenton se një “mega” dozë e vitaminës C, e cila mund të injektohet përmes rrugëve intravenoze çdo ditë për dy jave, mund të forcojë efektin shërues të imunoterapisë, apo terapisë që përdoret aktualisht për trajtimin e kancerit.

Kjo megadozë e vitaminës C është ekuivalente me konsumimin e 2000 portokalleve në ditë, por injektimi i saj në vena mund të mbrojë kundër kancerit.

Sipas pjesëmarrësve të këtij studimi, nëse aplikohet e njëjta dozë edhe tek pacientët tashmë të diagnostikuar me kancer mund të bëj efekt.

Testet si pjesë e këtij studimi, janë bërë fillimisht me minjtë, në të cilët gjendeshin tumore të gjirit, të zorrëve dhe pankreasit.

Autorët e këtij studimi janë të bindur që aplikimi i kësaj metode edhe tek njerëzit mund të bëj efekt në trajtimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat