Shenjat që tregojnë se keni nivel të lartë të hekurit në gjak

Shëndetësia

Shenjat që tregojnë se keni nivel të lartë të hekurit në gjak

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 11:55
Ilustrim

Njerëzit, të cilët kanë nivel të lartë të hekurit në organizëm janë më të rrezikuar nga gotditjet isshemike. Ky është rezultat i një studimi nga Imperial College London.

Shkencëtarët analizuan të dhënat shëndetësore të 48,000 njerëzve dhe zbuluan se sasitë e larta të hekurit kishin lidhje të fortë me rrezikun në rritje të hemoragjive cerebrale dhe goditjeve kardioembolike.

Këto goditje ishemike zakonisht shkaktohen kur qarkullimi i gjakut nga zemra tek truri bllokohet duke vështirësuar edhe furnizimin me oksigjen. Këto bllokime kanë lidhje me disa probleme me zemrën, përfshirë rrahjet e çrregullta të saj.

Deri përpara publikimit të këtij studimi, shkencëtarët besonin se nivelet e larta të hekurit luanin një rol mbrojtës kundër ishemisë.Ky zbulim ka nxjerrë në pah mënyrën se si hekuri rrit rrezikun e këtyre problemeve të rënda.

Të dhënat e Organizatës Botërore Të Shëndetësisë tregojnë se 15 milionë njerëz në botë pësojnë një hemoragji cerebrale çdo vit.Statistikat tregojnë se 5 milionë prej tyre vdesin nga ky problem, dhe 5 milionë të tjerë pësojnë kufizim të aftësive fizike dhe mendore për gjithë jetën.

Shenjat dalluese

Shenjat dalluese të hekurit të tepërt mund t’ju ndihmojnë, por analiza e gjakut është ajo që ju jep përgjigjen e saktë.

Gjithsesi, duhet të tregoni kujdes nëse vëreni shenjat e mëposhtme:

Dhimbje barku

Nivele të larta të sheqerit në gjak

Hipotiroidizëm, pra ulje të funksionit të tiroides

Errësim të ngjyrës së lëkurës

Lodhje e tepërt

Rënie peshe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat