Disa metoda natyrale si ta trajtoni ekzemën në kushtet e shtëpisë

Shëndetësia

Disa metoda natyrale si ta trajtoni ekzemën në kushtet e shtëpisë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 12:13
Ilustrim

Ekzema është një çrregullim i lëkurës, që zakonisht shfaqet në duar, gishta, krahë dhe skalpin e kokës.

Ekzema shfaqet më shumë tek amvisat, të cilat janë përdoruese më të mëdha të ujit, sapunëve apo detergjenteve. Këta tre faktorë janë shkaktarët më të shpeshtë të ekzemës.

Flluskat në lëkurë, janë një nga shenjat më të para të shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Pas përtharjes së tyre, lëkura përthahet, trashet dhe skuqet. Kjo sëmundje mund të jetë e trashëgueshme por edhe ndikohet nga faktorët e jashtë.

Trajtimi më i mirë i kësaj sëmundjeje është mbrojtja e lëkurës nga substancat të cilat e shkaktojnë atë. Detergjentet e përdorur, solucionet kimike dhe zbardhuesit janë një nga faktorët kryesorë.

Disa metoda natyrale për lehtësimin e ekzemës

Kompresa me ujë të ftohtë

Agro web ju këshillon të aplikoni kompresa me ujë të ftohtë në zonën e lëkurës që është prekur nga ekzema por që është në fillesat e para të saj.

Nëse ekzema ka përparuar shumë kompresat me ujë të ftohtë nuk janë të rekomandueshme.

Në këto raste duhet të përdorni kremra ose pomada të rekomanduara nga dermatologu.

Kosi dhe qumështi

Konsumimi i probiotikëve, qumështi apo kosi ndihmon në një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme ndërsa nxit në parandalimin e krijimit të ekzemave.

Vaji i arrës së kokosit

Keshillohet të aplikoni vajin e arrë së kokosit në zonën e lëkurës ku keni ekzemën do të ndikojë në lehtësimin dhe largimin e saj.

Këshilla për parandalimin e ekzemës

Sigurohuni që në ambientet tuaja ka lagështirë të përshtatshme.

Përdorni sapunë neutral

Mos përdorni ujë të nxehtë apo materiale të ashpra për lëkurën.  Pas larjes, lyejeni të gjithë trupin me krem.

Ajroseni shtëpinë rregullisht.

Mbajeni dhomën e gjumit të pastër nga sendet që mbledhin pluhur.

Lyejini duart rregullisht me krem.

Gjatë pastrimit përdorni doreza dhe sigurohuni që zbardhuesit nuk bien në kontakt me lëkurën.

Në dimër, mos vishni rroba leshi por vetëm pambuku.

Mos prekni ushqime si mishi, peshku apo qepët.

Lajini duart me ujë të ngrohtë dhe thajini me peshqir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat