Ja se si uria ndikon në gjendjen psikologjike…

Shëndetësia

Ja se si uria ndikon në gjendjen psikologjike…

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:11
Ilustrim

Shumë prej jush kur janë ndier të uritur, në të njëjtën kohë janë ndier edhe të stresuar apo edhe të nervozuar. E në fakt mes humorit dhe urisë ka një lidhje të ngushtë. Po si e shpjegojnë specialistët një gjendje të tillë dhe si mund ta kontrolloni?

Një rënie e papritur e glukozës në momentin kur jeni të uritur mund të ndikojë tek ndjenjat dhe sjellja juaj, shpjegojnë mjekët. Një gjendje e tillë na shndërron në njerëz më negativë dhe mbushemi me stres.

Një rezultat i tillë u arrit falë studimit të kryer nga kërkuesit e Universitetit Guelph në Kanada. Eksperimenti i tyre fillimisht u krye mbi minjtë dhe u vërtetua se kur nuk kishin sasinë e duhur të glukozës ata nisën të silleshin në mënyrë nervoze dhe sigurisht të ishin në humor të keq.

Në një moment të tillë mjekët u dhanë kavjeve një antidepresant të zakonshëm dhe sjelljet negative u zhdukën.

“Kur njerëzit të mendojnë për sjellje negative dhe stresin i lidhin gjithmonë me faktorët psikologjike, jo domosdoshmërisht me faktorë metabolike. Por ne kemi zbuluar se mungesa e ushqimit mund të ketë ndikim në anën psikologjike” nënvizoi një nga mjekët e studimit.

Sipas studiuesve një eksperimenti tillë mund të jetë i dobishëm për të thelluar studimet në fushën e trajtimit të personave që vuajnë nga ankthi apo depresioni, por hap skenare të reja në lidhjen që ekziston mes depresionit dhe sëmundjeve të tilla si obeziteti, diabeti, bulimia dhe anoreksia.

Prandaj kur jeni në humor të keq apo të stresuar mendoni se jo gjithçka është psikologjike dhe mundohuni të kaloni negativitetin duke ngrënë gjithmonë në sasinë e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat