​OBSH: Asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek foshnjat

Shëndetësia

​OBSH: Asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek foshnjat

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 14:57
Ilustrim

Nënat e dyshuara pozitive me COVID-19 duhet të ushqejnë me gji bebet e tyre dhe të mos ndahen prej tyre përveç në rastet kur ato ndjehen shumë keq, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë të zakonshme për koronavirusin.

“Në bazë të të dhënave që kemi përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të transmetimit të COVID-19. Në qumështin e gjirit të grave pozitive me koronavirus nuk është identifikuar virusi i gjallë por disa fragmente të tij, kështu që nuk ka asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek të porsalindurit”, theksoi Anshu Banerjee, ekspert i shëndetit të nënave, fëmijëve dhe adoleshentëve për OBSH duke iu referuar udhëzimeve të publikuara në faqen e Agjencisë së OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat