Qumësht për dhëmbë më të bardhë

Shëndetësia

Qumësht për dhëmbë më të bardhë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 06:57
Ilustrim

ardhësia e dhëmbëve i jep bukuri dhe shkëlqim fytyrës tuaj.

Më kohë dhëmbët fillojnë të marrin ngjyrë, varësisht nga ushqimet që konsumojmë, e sidomos nga pirja e rregullt e kafesë, e çajit dhe e duhanit.

Mirëpo, ka një mënyrë që ata ta ruajnë ngjyrën e bardhë. Është konsumimi i qumështit.

Atyre që u pëlqen qumështin, nuk duhet të harrojnë ta shtojnë edhe në kafe apo çaj, dhe si rezultat do të kenë dhëmbë më të bardhë.

Studiuesit thonë se qumështi madje është edhe më efektiv se zbardhuesit industrialë që ofrohen në formë paste dhëmbësh.

“Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë dhe ndikon në njollosjen e dhëmbëve. Por nëse çajit i shtojmë qumësht, ne ulim menjëherë mundësinë e njollosjes së dhëmbëve”, ka thënë Ava Chow , mjeke në Universitetin Dentar në Alberta, transmeton Klan Kosova.

Çaji përmban tanina, një lëndë me ngjyrë të errët, e cila ngel në dhëmbë. Por kaseina që është proteina kryesore te qumështi, bllokon taninën, duke parandaluar ngjyrosjen e dhëmbëve.

Studimi u publikua në revistën “Journal of Dental Hygiene”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat