Çaji nga majdanozi, ilaç për shumë sëmundje

Shëndetësia

Çaji nga majdanozi, ilaç për shumë sëmundje

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Çaji i bërë nga majdanozi përdoret për të rregulluar ciklin menstrual dhe konsiderohet se ndihmon në normalitetin e mitrës pas lindjes.

Përpos kësaj, kjo pije është ilaç për të gjitha sëmundjet e veshkave.

Çaji i majdanozit parandalin indet nga thithja e kripës, që ndihmon veshkat dhe mëlçinë. Kjo pije rekomandohet në rastet e infeksioneve të fshikëzës dhe shfaqjen e gurëve të veshkave. Përmban acid folik dhe ka ndikim të madh te përsonat me sëmundje kardiovaskulare.

Tjetër e mirë e majdanozit është se ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit.

Si duhet përgatitur ky çaj.

Ja receta:

2 lugë të mesme majdanoz të freskët i vendosni në ujë për t’u zier. Lëreni të qëndrojë ashtu për 5 deri në 10 minuta dhe më pas e largoni majdanozin.

Pasi të ftohet çaji, shtoni disa pika limoni dhe një lugë çaji mjaltë, nëse dëshironi. Mund ta konsumoni kurdo që të dëshironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat