Omega 3 ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Shëndetësia

Omega 3 ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 12:53
Ilustrim

Acidi yndyror Omega-3 që gjendet tek peshqit ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe mund të ndihmojë luftën kundër depresionit, ka zbuluar një studim.

Dr James Brown, profesor nga Universiteti Aston, hulumtoi lidhjen midis vajrave detare dhe një sërë përfitimesh shëndetësore, në veçanti shëndetit të zemrës.

Raporti shkencor zbuloi se vaji i peshkut ka një efekt pozitiv në pesë fusha të ndryshme të shëndetit të zemrës, duke përfshirë presionin e gjakut dhe sëmundjet kronike të zemrës.

Gjithashtu, medikamenti është i dobishëm në luftën kundër yndyrave të trupit, aterosklerozës dhe ritmet e parregullta të zemrës.

Mbi përfitimet shëndetësore fizike të vajrave të peshkut në zemër dhe në luftimin e artritit, hulumtimi i Dr Brown zbuloi se si disa individë që vuajnë nga ankthi, depresioni ose sindromi para-menstrual do të përfitonin nga përdorimi i shtesave Omega-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat