Një ditë të gjithë do të kenë nevojë për syze, shumica sapo t’i mbushin 45vjeç

Shëndetësia

Një ditë të gjithë do të kenë nevojë për syze, shumica sapo t’i mbushin 45vjeç

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Nuk ekzistojnë ushtrime për sy apo ushqim i posaçëm, që do të pengojnë përkeqësimin e të parit, i cili ndodh me kalimin e viteve

Ky është proces natyror dhe quhet presbiopi apo largpamësi.

Zakonisht fillon kur njeriu detyrohet që gazetat apo librat t’i mbajë larg syve, në mënyrë që të mund t’i lexojë fjalët. Dhe kështu gjithnjë derisa “duart të bëhen tepër të shkurtra”.

Shumica e njerëzve do të kenë nevojë për syze për lexim të pas moshës 45 vjeç, thonë ekspertët gjermanë.

Të parët e qartë është rezultat i asaj që thjerrëzat e syve ndryshojnë formën dhe fokusojnë dritën në retinë.

Image

 

Për ndryshimin e formës së thjerrëzave të syve, përkatësisht mbledhjen dhe shtrirjen e tyre dhe fokusimin në objekte në distanca të ndryshme, përgjegjës është muskuli i cili me kalimin e kohës dobësohet dhe i bën thjerrëzat më pak fleksibile.

Kjo është arsyeja për që herët apo vonë, të gjithëve do t’u nevojiten syzet.

Ndërkaq ekspertët rekomandojnë që ato t’i marrin me recetë pas kontrollit te oftamologu, ndërkaq ato më lirë të mos i blejnë nëpër dyqane të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat