Duhet apo nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies? Ja përgjigja e ekspertëve - Bota Sot
Duhet apo nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies? Ja përgjigja e ekspertëve

Shëndetësia

Duhet apo nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies? Ja përgjigja e ekspertëve

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Ju kanë këshilluar shpesh të shmangni ujin gjatë ngrënies sepse shkakton fryrje dhe probleme me stomakun? Epo, ja që nuk është e vërtetë.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se duhet të pini ujë gjatë ngrënies, pasi ndihmon që procesi i tretjes të bëhet më mirë. Uji është një nga elementet kryesore, i cili duhet konsumuar rregullisht gjatë gjithë ditës, kështu që nëse doni që trupi të jetë i hidratuar, uji ndihmon në tretje.

Sipas nutricionistit Shilpa Arora, konsumi i ujit në mes të një vakti bën mirë, por gjithsesi mos e pini direkt sapo gëlltisni ushqimin.

“Trupi ynë prodhon enzima dhe lëngje stomaku, lëngje pankreatike dhe kimike që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Por konsumi i tepërt i ujit mund t’i hollonte këto enzima dhe lëngje të tretjes, duke shkaktuar dispepsi”.

Kështu, konsumi i ujit gjatë ngrënies nuk do të thotë që të pini shumë gota ujë në të njëjtën kohë. Lejohet jo më shumë se një gotë në vakt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat