Përfitimet e piperit të zi që do t’iu surprizojnë

Shëndetësia

Përfitimet e piperit të zi që do t’iu surprizojnë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Ne mund ta kemi njohur piperin e zi si një përbërës tjetër në gatim, ose forcues të shijës. Së bashku me kripën ai ndihmon në rritjen e shijës së çdo ushqimi. Sidoqoftë, për shumicën i panjohur është fakti se piperi i zi është i mbushur me përfitime shëndetësore.

Përveç që është i pasur me vitamina dhe minerale, piperi i zi jo vetëm që stimulon shqisat tuaja të shijes por sjell edhe efekte të tjera pozitive në trupin tuaj. Përveç kësaj, piperi i zi e stimulon funksionimin sa më të mirë të metabolizmit dhe shëndetin fizik e mental.

Më poshtë janë disa përfitime të tjera të piperit të zi:

Ndihmon tretjen– piperi i zi, i papërpunuar përmban acid klorhidrik, i cili ndihmon për tretjen në stomak. Acidi klorhidrik në vetvete mund të ndihmoj edhe në pastrimin e zorrëve tuaja dhe zvogëlon rrezikun e çrregullimeve të tjera gastrointestinale.

I pasur me lëndë ushqyese– piperi i zi në të vërtetë përmban shumë lëndë ushqyese. Në fakt, ai përmban sasi të bollshme të vitaminës A,C dhe K. Lëndë të tjera ushqyese të pranishme në piper të zi janë edhe vitamina B12, kalciumi dhe bakri.

Parandalon konstipacionin–  shtimi i piperit të zi në ushqimet, që i hani çdo ditë ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi, me të cilin përballen jo pak persona. Nëse piperi i zi konsumohet rregullisht, ai mund të parandaloj kancerin e zorrëve, konstipacionin, dhe çrregullimet e tjera të zorrëve.

Ndihmon në humbjen e peshës- piperi i zi ju ndihmon të humbni peshë, duke i shtuar çajit jeshil dy lugë të vogla piper të zi.

Parandalon kancerin- kur piper i zi kombinohet me shafranin e Indisë, kjo erëz besohet se parandalon kancerin. I pasur me vitamina dhe antioksidantë, piperi i zi mund t’i shtohet qumështit dhe të ketë efekte në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme.

Trajton lëkurën– i ashtuquajtur edhe si “mbreti i erëzave”, thuhet se parandalon pigmentimin e lëkurës. Piperi i zi ndihmon në ruajtjen e ngjyrës origjinale të lëkurës dhe parandalon shenjat e tjera të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat