Si ndikon ushqyerja në shërimin e Covid-19

Shëndetësia

Si ndikon ushqyerja në shërimin e Covid-19

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:10

Edhe pse mund të ndikoj në kohën e rikuperimit dhe imunitetin ndaj sëmundjeve të ndryshme, ka ende shumë pak udhëzime klinike se njerëzit duhet të kujdesen më shumë pë ushqimin, sidomos ata që vuajnë nga Covid-19.

Të gjithë e dimë se ushqimi është themeli thelbësor për të qëndruar të shëndetshëm, sepse ose na ndihmon të bëhemi më imunë ndaj sëmundjeve dhe çrregullimeve të tjera.

Fatkeqësisht, koronavirusi është kryesisht një virus që sulmon sistemin tonë të frymëmarrjes, që do të thotë se pacientët janë të privuar të hanë në mënyrë efektive. Në fakt shumica e pacientëve me Covid kërkojnë ventilim të asistuar, gjë që kufizon ne masë të madhe aftësinë e tyre për marrjen e ushqimeve dhe shtojcave të tjera ushqimore.

“Për fat të keq, vetëdija profesionale e kujdesit shëndetësor për rolin e ushqimit mjekësor është ende e ulët”, tha Dr. Caccialanza,e cila beson se kujdesi i duhur ushqyes mungon gjatë kohës së rimëkëmbjen së shumicës së pacientëve me Covid-19.

Ajo shpreson se ky studim, mund të shërbej për të gjitha spitalet që në kuadër të terapive përkatëse për pacientët me koronavirus të inkuadrohet edhe një program i duhur ushqimor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat