Gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19 kanë pesë herë rrezik më të madh për t’u shtruar në spital, sipas një studimi

Shëndetësia

Gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19 kanë pesë herë rrezik më të madh për t’u shtruar në spital, sipas një studimi

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:23
Ilustrim

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve publikoi këtë javë një raport në të cilin thotë se gratë shtatzëna që janë të infektuara me coronavirus, kanë pesë herë më shumë gjasa të shtrohen në spital.

Edhe pse një udhëzim i më hershëm thoshte se nuk gjeti ndonjë ndryshim në rrezik midis grave shtatzëna dhe jo-shtatzëna, hulumtimi i fundit thotë ndryshe dhe gratë shtatzëna me COVID-19 janë në rrezik më të madh të shtrimit në spital.

Studimi u krye në mijëra gra amerikane në mes të janarit 2020 dhe qershorit 2020 dhe zbuloi se gratë shtatzëna gjithashtu kanë një rrezik të rritur për pranimin e ndihmës intensive, duke kërkuar ventilim mekanik.

CDC mori raporte për 326.335 gra midis moshës 15 deri në 44 vjeç që u testuan pozitive me coronavirus nga 22 janari deri në 7 qershor. Të dhënat për statusin e shtatzënisë ishin në dispozicion për 91.412 të grave që u testuan pozitive, dhe 8.207 prej tyre ishin shtatzënë.

Sipas raporteve të studimit, gratë shtatzëna kanë 5.4 herë më shumë të ngjarë të shtrohen në spital kur krahasohen me gratë jo shtatzëna dhe 1.5 herë më shumë të ngjarë të pranohen në kujdesin intensiv. Për më tepër, ato kanë 1.7 herë më shumë të ngjarë të marrin ventilim mekanik në këto rrethana.

Gratë shtatzëna raportuan më pak simptoma të dhimbjes së kokës, dhimbjeve muskulore, ethe, të dridhura dhe diarre kur u krahasuan me gratë simptomatike jo shtatzëna, por kishin simptoma të ngjashme të kollës dhe frymëmarrjes me vështirësi.

Sidoqoftë, rreziku i fatalitetit nuk shfaqej më i madh për gratë shtatzëna dhe ishte 0.2 për qind për të dy grupet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat