OBSH për të dytën herë pezullon testimin e hidroksilklorinës

Shëndetësia

OBSH për të dytën herë pezullon testimin e hidroksilklorinës

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 09:47
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shtunën deklaroi se ka ndaluar testimin klinik të ilaçit anti-malarie hidroksilklorina për të trajtuar pacientët me koronavirus.

“OBSH pranoi rekomandimin nga Komiteti Drejtues Ndërkombëtar i Provës së Solidaritetit për të ndërprerë testimet e hidroksilklorinës dhe lopinavir/ritonavir-it”, tha OBSH në një deklaratë.

“Prova e Solidaritetit u ngrit nga OBSH për të gjetur një trajtim efektiv kundër COVID-19 për pacientët e shtruar në spital”, thuhet më tej.

Organizata tha që sipas rezultateve të testimit të përkohshëm, “hidroksilklorina dhe lopinavir/ritonavir-i tregojnë pak ose aspak ulje të vdekshmërisë së pacientëve të shtruar nga COVID-19 kur krahasohen me standardin e kujdesit. Hetuesit e provës së solidaritetit do të ndërpresin testimet me efekt të menjëhershëm”.

Në maj, OBSH deklaroi se për shkak të shqetësimeve të sigurisë, kishte vendosur të ndalojë përkohësisht testimin klinik të hidroksilklorinës për pacientët me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat