Kondicioneri personal tashmë është i disponueshëm për shitje

Shëndetësia

Kondicioneri personal tashmë është i disponueshëm për shitje

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Më në fund ka dalë në shitje kondicioneri Reon Pocket i Sony-t, i cili do t’ju mbajë të freskët.

Reon Pocket është me madhësi të vogël, e që mund të kontrollohet nga telefoni i mençur.

Kondicioneri vihet në një bluzë speciale që ka një xhep në pjesën e qafës dhe lidhet me një aplikacion në mënyrë që ta kontrolloni me celularin tuaj.

Ai mund të ftohë temperaturën e trupit të një përdoruesi me 13 gradë gradë celsius (23 gradë fahrenheit) dhe të ngrejë temperaturën tuaj me rreth 8 gradë celsius (rreth 14fahrenheit).

Vendoseni temperaturën që dëshironi duke përdorur aplikacionin në telefon, i cili gjithashtu përmban edhe një modalitet automatik.

Dobësia e vetme është që bateria zgjat vetëm dy orë me një ngarkesë të vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat