Dezinfektantët/ Ja pasojat negative që shkaktojnë në trupin tonë, dhe efektet që sjell

Shëndetësia

Dezinfektantët/ Ja pasojat negative që shkaktojnë në trupin tonë, dhe efektet që sjell

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Që me fillimin e pandemisë, produkti më i kërkuar në farmaci ishte dezinfektanti i duarve.

Megjithatë duket se ka ngjallur dyshime për efektet e tij në sistemin imunitar.

Mjekja infeksioniste Anne Liu, tha për “Ëomen’s Health” se nuk ka asnjë bazë shkencore që dezinfektuesit e duarve ose sapunët, dobësojnë sistemin imunitar të një personi ose ndikojnë në rezistencën bakteriale

Përdorimi i xhelit antibakterial është rekomanduar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përdorimi i tij nuk shkakton rezistencë të mikrobeve. Por megjithatë duhet patur kujdes kur lëkura e duarve është e thatë dhe e plasaritur.

Në këtë rast rekomandohet përdorimi i ujit, sapunit dhe kremit hidratues pasi antibakteriali mund të shkaktojë infektim të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat