​Çokollata ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

Shëndetësia

​Çokollata ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Çokollata, përveç që e bën një person të lumtur, është gjithashtu shumë e dobishme për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar shkencëtarët amerikanë.

Studimi, i zhvilluar nga shkencëtarët në Fakultetin e Mjekësisë Baylor në Houston të SHBA-së, zbuloi se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë i mban enët e gjakut të zemrës të shëndetshme.

Studimi i botuar në “European Journal of Preventive Cardiology”, shqyrtoi gjashtë studime të mëparshme të cilat hulumtuan lidhjen mes konsumit të çokollatës dhe sëmundjeve të arteries koronare gjatë 50 vjetëve të fundit.

Në këto studime, në të cilat të dhënat e tyre i ofruan 336.228 pjesëmarrës për konsumin e çokollatës, u vërejt se gjatë nëntë viteve 14.043 vuanin nga sëmundja e arterieve koronare ndërsa 4.667 prej tyre kishin atak në zemër.

Ekspertët deklaruan se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së arteries koronare me 8 % në dallim nga ata që konsumojnë çokollatë në interval më të gjatë.

“Hulumtimi ynë tregon se çokollata ndihmon në mirëmbajtjen e zemrës së shëndetshme. Në të kaluarën, hulumtimet klinike zbuluan se çokollata është e mirë si për tensionin e gjakut ashtu edhe për enët e gjakut. Çokollata përmban lëndë ushqyese si flavanoidi, metilksantin, polifenol dhe acid stearik, të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe ngritin kolesterolin e mirë”, theksoi Chayakrit Krittanawong, një nga pjesëmarrësit e studimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat