Simptomë e re? Covid-19 dhe lidhja e saj misterioze me rënien e flokëve - Bota Sot
Simptomë e re? Covid-19 dhe lidhja e saj misterioze me rënien e flokëve

Shëndetësia

Simptomë e re? Covid-19 dhe lidhja e saj misterioze me rënien e flokëve

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 13:53
Foto Ilustrim

Që kur pandemia nisi që të përhapej me shpejtësi në vende të ndryshme të botës, shumë doktorë dhe ekspertë të njohur anembanë botës nisën duke zhvilluar studime të shumta rreth Covid-19.

Fillimisht studiuan simptomat që shfaqte koronavirusi, ku duket se çdo ditë zbulohet një e re. Madje së fundmi një infermiere, Juli Fisher, e infektuar më parë me koronavirus ka dalë në përfundimin se ky virus shoqërohet dhe me rënien e flokëve.

Ekspertët e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë janë shprehur se rënia e flokëve vjen si pasojë e shumë shkaktarëve të tjerë siç janë mosha, gjenetika, pabarazitë hormonale, gjendjet e tjera shëndetësore dhe natyrisht dhe stresi.

Gjithashtu ekspertët kanë shtuar se pacientët e prekur nga Covid-19 vuajnë dhe nga effluvium telogjen, një formë e përkohshme e shkaktuar nga një stres fizik ose emocional, ethet e larta, humbja e peshës, të gjitha këto janë simptoma të zakonshme të virusit. Effluvium teologen përfshin rënien e flokëve në të gjithë kokën.

Lidhur me këtë ka folur edhe eksperti i sëmundjeve infektive në Klinikën Mayo dhe zëdhënës i Shoqatës se Sëmundjeve Infektive të Amerikës, Gregory a. Polonia. Ai është shprehur se “ky lloj i humbjes së flokëve është i lidhur dhe me shumë sëmundje të tjera të rënda, çrregullime autoimune dhe njerëz që kanë goditje në zemër”.

Ekspertët kanë shtuar se është vështirë të kuptohet se pse disa pacientë që shërohen nga Covid-19 humbasin flokët dhe disa të tjerë jo. Sipas tyre kjo mund të jetë dhe gjenetike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat