A mund të përdorim kondicioner gjatë COVID-19? Si përgjigjet OBSH

Shëndetësia

A mund të përdorim kondicioner gjatë COVID-19? Si përgjigjet OBSH

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 06:29
Foto ilustrim

A mund të përdorni kondicioner gjatë COVID-19? Ndoshta shumë prej jush e bën këtë pyetje, e cila është me vend.

Kjo pasi në fillim të pandemisë koronavirus, të shumta ishin deklaratat e mjekëve dhe ekspertëve që kondicioneri të mos përdoret, për shkak se mund të transmetonte virusin përmes ajrit.

Madje as në urbanët e transportit publik nuk lejohet.

Por si përgjigjet Organizata Botërore e Shëndetësisë për Këtë?

“Një sistem i mirëmbajtur dhe i operuar mirë i ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar mund të zvogëlojë përhapjen e COVID-19 në mjediset e mbyllura duke rritur shkëmbimin e ajrit në natyrë. Shmangni ajrin e ricikluar”, thotë OBSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat