Testi më i ri për COVID-19, tregon rezultatin për 90 minuta

Shëndetësia

Testi më i ri për COVID-19, tregon rezultatin për 90 minuta

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Testi më i ri për COVID-19 do të futet në përdorim nga java e ardhshme në Britani. Ky test mund ta zbulojë koronavirusin për 90 minuta, shkruan BBC.

Aktualisht, tri të katërtat e rezultateve të testeve vijnë brenda 24 orëve dhe një çerek tjetër duhet deri në dy ditë.

Testet e strishove dhe ADN-së do të ndihmojnë të bëhet dallimi mes COVID-19 dhe sëmundjeve tjera sezonale.

Janë siguruar me mijëra makina të testimeve të ADN-së, që do të përdoren në tetë spitale në Londër dhe mund të analizojnë strishot e hundës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat