4 produkte detoksi që bëjnë mrekulli çdo mëngjes - Bota Sot
4 produkte detoksi që bëjnë mrekulli çdo mëngjes

Shëndetësia

4 produkte detoksi që bëjnë mrekulli çdo mëngjes

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Nëse po përpiqesh ta vësh shëndetin në rrugën e duhur, atëherë nise që në mëngjes me disa mënyra detoksi, që të bëjnë të ndihesh më mirë.

Mënyra më e mirë për t’i zhdukur toksinat nga trupi është e thjeshtë: shumë, shumë ujë.

Por, jo thjesht vetëm ujë. Mund të shtosh edhe një sasi të vogël me këto produkte për ta bërë shijen e tij më të freskët dhe më të shijshme si dhe detoksifikuese.

Duke shtuar të gjithë këta përbërës në një enë të madhe ose në një shishe të mbushur me akull dhe ujë, gjatë gjithë ditës do ta ndiesh organizmin më të lehtë, por edhe do të përfitosh një mënyrë efektive për detoks.

Limoni: Uji me limon është një detoks i shkëlqyer. Limoni ndihmon për të pastruar të gjitha toksinat nga organizmi dhe i jep trupit freski. Fut disa copa limoni në ujë ose shtrydh lëngun e limonit në një enë me ujë.

Mente: Mentja i jep pak ëmbëlsi ujit pa qenë nevoja të shtosh mbi të sheqer, por gjithashtu ndihmon edhe stomakun për të pasur tretje më të mirë.

Kastravec: Uji me kastravec nuk është vetëm për spa. Duke i shtuar ujit disa copa të prera kastraveci, ke përftuar një hidratant të shkëlqyer. Kastraveci është është një antiinflamator mjaft i mirë.

Xhinxher: Kjo rrënjë me aromë pastron organizmin, ndihmon në tretje dhe liron stomakun nga gazrat. Një sasi e vogël është shumë, kështu që hidh në ujë vetëm disa copa të vogla dhe provoje shijen duke shtuar të tjera nëse është e nevojshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat