Studim: Të shëruarit nga Covid-19 shfaqin shkallë të lartë të çrregullimeve psikike

Shëndetësia

Studim: Të shëruarit nga Covid-19 shfaqin shkallë të lartë të çrregullimeve psikike

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Sipas një studimi të kryer në një spital në Milano të Italisë, më shumë se gjysma e pacientëve që kanë marrë trajtim për Covid-19 është zbuluar se vuajnë nga një çrregullim psikik një muaj më vonë.

Nga 402 pacientët që u monitoruan pasi ishin trajtuar për virusin e ri, 55 për qind e tyre patën së paku një çrregullim psikik, zbuluan ekspertët e spitalit “San Raffaele” në Milano.

Sipas rezultateteve të marra nga intervistat dhe pyetësorët për vetëvlerësim, 28 për qind e këtyre pacientëve vuanin nga stresi post-traumatik, 31 për qind nga depresioni dhe 42 për qind nga ankthi. Për më tepër, 40 për qind vuanin nga pagjumësia.

Këto gjetje do t’i shtojnë shqetësimet për efektet psikologjike të virusit. Të dhënat e këtij studimi u publikuan të hënën në revistën “Truri, Sjellja dhe Imunitetit”, shkruan “The Guardian”.

Në hulumtimin ku u përcollën 265 burra dhe 137 gra u zbulua se gratë kanë gjasë të vuajnë më shumë se burrat nga çrregullimet psikologjike. Pacientët që kishin probleme të mëparshme psikologjike vuanin më shumë sesa ata që nuk kishin probleme të tilla.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Dr. Mario Gennaro Mazza, thanë se këto rezultate përputhen me studimet e mëhershme epidemiologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat