Kjo është mënyra e duhur e vendosjes së maskës për mbrojtjen nga COVID-19

Shëndetësia

Kjo është mënyra e duhur e vendosjes së maskës për mbrojtjen nga COVID-19

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 08:07
Pamje nga videoja

Thirrja e vazhdueshme që dëgjohet nga institucionet shëndetësore në tërë botën është që qytetarët të mbajnë maskën në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Në një video të realizuar tregohet qartë sesi funksionon maska në të vërtetë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në rastin e parë, personi nuk ka vënë maskë teksa flet, kollitet apo teshtinë dhe shihet qartë sesi spërklat përhapen në ajër.

Në të dytën dhe tretën, mban maskë, por ndër më të thjeshtat (të punuara në kushte shtëpie), por që megjithatë përhapen disa spërkla të vogla që rrezikojnë përhapjen e koronavirusit.

Ndërsa, në rastin e fundit personi ka vënë një maskë kirurgjikale, e cila nuk lejon depërtimin e spërklave në ajër.

Përmes kësaj videoje, ju do ta kuptoni rëndësinë e vendosjes së maskës për ta parandaluar përhapjen e COVID-19./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat