Dy simptomat që shfaqen tek të rinjtë që kalojnë koronavirusin - Bota Sot
Dy simptomat që shfaqen tek të rinjtë që kalojnë koronavirusin

Shëndetësia

Dy simptomat që shfaqen tek të rinjtë që kalojnë koronavirusin

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:19
Ilustrim

Të rinjtë e infektuar nga koronavirusi, rrezikojnë më shumë që të humbin shijen dhe nuhatjen, në raport me të moshuarit.

Kjo cilësohet si një kambanë tjetër alarmi, pasi një problem i tillë mund të shfaqet në vend të simptomave të zakonshme si kolla dhe temperatura.

Është kjo ajo që konfirmon një studim italian i Fatebenefratelli-Sacco në Milano, Itali, i publikuar në revistën shkencore, “Clinical Infectious Diseases”, gjë që është zbuluar edhe nga një studim irlandez.

Studiuesit e St. James’s Hospital në Dublin, kanë ekzaminuar 46 pacientë të infektuar, të cilëve iu kërkua që të vlerësonin ndryshimin e nuhatjes dhe shihet.

Rreth gjysma e pjesëmarrësve të përfshirë në studim, manifestuan humbje të nuhatjes dhe shijes.

Ndërsa personat e moshuar rezultuan më pak të prekur nga këto simptoma, në raport me më të rinjtë.

Thuajse gjysma e të rinjve 22 në 46, raportuan humbje të nuhatjes, ndërsa 25 nga 46, humbje të shijes.

Mosha mesatare të infektuarve që shfaqën probleme me nuhatjen ishte 30.5 vjeç, ndërsa 34 për ata që humbën shijen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat