Maskën ta mbani edhe në shtëpi, por jo për virusin - Bota Sot
Maskën ta mbani edhe në shtëpi, por jo për virusin

Shëndetësia

Maskën ta mbani edhe në shtëpi, por jo për virusin

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Mbajtja e maskës është kthyer në një stil jetese që kur u shfaqën rastet e para me Covid në vendin tonë. Por për shumë njerëz ende është e pamundur që të mësohen, shfaqin shenja ankthi dhe stresin në momentin që vendosin maskën.

Një doktoreshë britanike për këtë arsye sugjeron që maska të mbahet edhe në shtëpi, në mënyrë që qytetarët të adaptohen me ‘normalitetin e ri’.

Sarah Jarvis thotë se mbajtja e maskës edhe kur nuk dilni mund t’i ndihmojë njerëzit që të mësohen me të.

“Nëse vuani nga sëmundje pulmonare kronike, që do të thotë se niveli i frymëmarrjes është më i ulët se njerëzit e tjerë, nëse vendosni një maskë në fytyrë do t’ju kapë ankthi. Atëherë do të ishte më mirë t’i vendosni në shtëpi, nëse dilni ose shkoni në dyqan dhe ju kap ankthi atëherë do të nisni të merrni më shumë frymë dhe vetvetiu nuk do të ndjeni mungesën e frymëmarrjes. Arsyeja për këtë është se ju jeni duke marrë frymë, keni më shumë adrenalinë dhe adrenalina natyrisht ju bën të dëshironi të merrni frymë më shumë dhe ju bën të ndiheni sikur nuk ka ajër”, tha ajo për ‘Good Morning Britain’.

Ajo nuk sugjeron mbajtjen e maskës për personat që vuajnë nga asma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat