Kura më e mirë për personat që vuajnë nga ankthi

Shëndetësia

Kura më e mirë për personat që vuajnë nga ankthi

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 00:40
Ilustrim

Pirja e çajit matcha mund të jetë e dobishme në zbutjen e simptomave të çrregullimeve të ankthit, si dhe në përmirësimin dhe ruajtjen e funksioneve njohëse.

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Kumamoto, Japoni, pluhuri i përftuar nga gjethet e çajit të grira imët (Camellia sinensis) ka veti relaksuese falë një veprimi mbi receptorët e dopaminës dhe serotoninës, transmetuesve neurotikë të përfshirë në rregullimin e humorit.

Përdorimi medicinal i çajit matcha është i përhapur në Japoni, ku prej kohësh është përdorur për të ndihmuar njerëzit që të pushojnë, për të parandaluar shtimin në peshë dhe për të qetësuar çrregullimet e lëkurës.

Ky hulumtim i ri, megjithëse ka dhënë rezultate paraprake duhet thelluar edhe më tej, përfitimet e çajit matcha ndihen edhe në humor, duke shpjeguar aktivitetin e tij farmakologjik.

Studime të tjera në të kaluarën kanë hetuar vetitë e çajit matcha për shëndetin. Në disa studime, konsumi i këtij çaji ka treguar një përmirësim në vëmendjen, kujtesën dhe kohën e reagimit, madje edhe tek pacientët e moshuar. Në këtë rast, aktiviteti jepet nga prania e përbërësve të ndryshëm, përfshirë kafeinën, më të bollshme në çajin matcha sesa në gjethet e çajit jeshil.

Çaji matcha përmban gjithashtu theaninë, një aminoacid i aftë për të forcuar veprimin stimulues të kafeinës, pa efektet anësore të lidhura me konsumin e përgatitjeve të tjera që përmbajnë këtë molekulë, siç janë nervozizmi dhe pagjumësia.

Konsumimi i rregullt i çajit matcha mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore, të zvogëlojë ankthin dhe agjitacionin dhe të ruajë funksionet njohëse dhe shëndetin e trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat