Kur është e sigurt që t’i takoni të shëruarit nga COVID-19? Ja çfarë thonë mjekët

Shëndetësia

Kur është e sigurt që t’i takoni të shëruarit nga COVID-19? Ja çfarë thonë mjekët

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një nga pyetjet që po përsëritet më shpesh në të gjithë botën është se kur mund të quheni plotësisht i shëruar nga covid-19.

Si në çdo sëmundje tjetër infektive koha e shërimit mund të varet nga personi në person, por ekspertët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë (CDC), jep disa këshilla në lidhje me këtë çështje.

Nëse jeni në dilemë se kur mund t’i takoni miqtë dhe të afërmit tuaj të prekur nga COVID-19 ekziston një përgjigje.

Mjekët thonë se takimet me njerëz të tjerë duhet të fillojnë 10 ditë pasi tamponi i ka dalë negativ nëse nuk keni asnjë simptomë të virusit gjatë kësaj kohe.

Kjo periudhë 10 ditore vlen si për personat të cilët kanë pasur simptoma gjatë diagnostikimit me këte virus dhe për ata që nuk kanë pasur.

Kjo pasi sëmundja është ende e paparashikueshme për asimptimatikët, ndërsa për ata që trajtohen me medikamente zhdukja e përkohshme e temperaturës, kollës apo vështirësive të tjera mund të vijë si pasojë e medikamenteve të marra.

Sa zgjat periudha e shërimit?

Ekspertët e CDC thonë se kjo varet nga njeriu në njeri, por personat që kanë qenë të infektuar duhet që për një periudhë të gjatë pas kalimit të virusit të kenë kujdes në lidhje me veten dhe të tjerët.

Kjo jo vetëm sepse trupi i njeriut në këte gjendje është më i dobët se zakonisht, por edhe sepse shkencëtarët ende nuk e dinë se sa zgjasin antirupat që virusi krijon tel një njeri.

Edhe nëse e keni kaluar plotësisht sëmundjen dhe keni formuat antitrupat të cilat e luftojnë virusin, mjekët nga CDC thonë se kjo mund të zgjasë deri në një vit ose më pak.

Gjithçka që dihet për sëmundjen sipas tyre është ende shumë e vagët për të qëndruar plotësisht të sigurt si për grupin që e ka kaluar sëmundjen ashtu dhe për të tjerët të cilët nuk janë infektuar kurrë.

Prandaj rekomandohet shmangia e vendeve të grumbulluara me njerëz si dhe përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat