Ilaçi që përdoret për shtypje të gjakut po i shpëton pacientët me Covid-19 nga vdekja

Shëndetësia

Ilaçi që përdoret për shtypje të gjakut po i shpëton pacientët me Covid-19 nga vdekja

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Ramiprili, një medikament që përshkruhet për mirëmbajtjen e nivelit të shtypjes së gjakut në trup, sipas një hulumtimi, po redukton rrezikun nga vdekja tek pacientët me Covid-19 në tri herë.

Akademikët britanik gjetën se pacientët me koronavirus që po merrnin tretman në njësite të kujdesit intenziv, të cilëve iu përshkrua medikamenti në fjalë, kishin 33 për qind gjasa më pak të vdisnin nga komplikimet e virusit, shkruajnë mediet britanike.

Sidoqoftë, ekspertët shëndetësor nuk arritën të gjenin ndonjë përfitim shtesë që sillte medikamenti tek pacientët me virusin korona që nuk kishin shtypje të lartë të gjakut.

Ekspertët britanik thanë se nevojiten më shumë hulumtime për të vërtetuar këtë hipotezë shkencore.

Studiuesit në Universitetin e Anglisë Lindore bashkuan të dhënat nga studimet e mëparshme që kontrollonin gjendjen e 28.872 pacientëve në spital.

Studimi tregoi se pacientët me shtypje të lartë të gjakut kishin 33 përqind më pak të ngjarë të vdisnin ose të vendoseshin në ventilator nëse merrnin medikamentin.

Hulutmimi, i botuar në revistën shkencore ‘Atherosclerosis Reports’, është më i gjerë dhe më i detajuar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat