Zbulohet testi që dallon Covid-19 nga gripi

Shëndetësia

Zbulohet testi që dallon Covid-19 nga gripi

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Kompania britaniko-franceze për diagnostikime klinike Novacyt filloi me prodhimin e testit që dallon koronavirusin nga gripi i zakonshëm.

Njëherë, testi “Vinterpleks” (Winterplex) njeh dy gjene specifike për Covid-19, si dhe gjene të cilat detektojnë grip nga lloji A dhe B dhe virusi respirator RSV.

“Besojmë se ‘Vinterpleks’ është testi i parë i lejuar që e dallon Kovid-19 nga sëmundjet e zakonshme respiratore”, ka thënë mjeku i Novacit, Grejm Malis.

Testi i ri është një prej shumicës së prodhimeve nga PCR të cilat tani më janë në treg. PCR është metoda kryesore e testimit në shumë vende. Ai e zbulon sëmundjen me shumimin e materialit gjenetik deri tek pika kur shkencëtarët mund ta detektojnë virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat