Qumështi i gjirit gjatë pandemisë/ Mjekët: Ushqejini foshnjat, ka antitrupa

Shëndetësia

Qumështi i gjirit gjatë pandemisë/ Mjekët: Ushqejini foshnjat, ka antitrupa

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Po kalojmë një verë të nxehtë, me temperatura deri në 40 gradë, por jemi edhe në kohë pandemie.

Mjekët e konsultorit të fëmijëve rekomandojnë për nënat e reja, ushqyerjen me gji. Madje ka studime që kulloshtra përmban antitrupa që i bëjnë rezistencë edhe Covid-it.

“Ne rekomandojmë veçanërisht këto kohë ushqyerjen ekskluzivisht me gji, deri në 6 muaj, dhe më pas, me ushqime plotësuese. Qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm, i lirë, i pasur me antitrupa, që ju bëjnë ballë virozave dhe sëmundjeve.  Kulloshtra e qumështit gjithashtu rekomandohet, pasi është e pasur me antitrupa, ka përqendrim të madh të tyre. Femrat janë të bindura për rëndësinë e ushqyerjes me gji. Në konsultorin tonë regjistrohen 800 lindje në një vit”, shprehet Amarilda Alushaj, mjeke konsultori.

“Unë të dy fëmijët i kam mbajtur në gji, deri në 2 vjeç. Nuk ka si ky ushqim, është jeta vetë”, shprehen disa nëna.

Ka edhe gra, që duan të mbajnë trupin në formë, apo kthehen shpejt në punë, por secili bën zgjidhjen e tij. Po solle në jetë një fëmijë, ai duhet të vijë i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat