Koronavirusi mund të shpërndahet përmes kondicionerit të ajrit në autobus

Shëndetësia

Koronavirusi mund të shpërndahet përmes kondicionerit të ajrit në autobus

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 13:28
Foto Ilustrim

Koronavirusi mund të përhapet përmes kondicionerit të ajrit në autobusë, shkencëtarët kanë paralajmëruar pasi dy duzina raste ishin të lidhura me një pasagjer të vetëm në Kinë.

Njëzet e katër pasagjerë në autobus në Provincën Zhejiang rezultuan pozitiv në testin për koronavirus, pas një udhëtimi një orë e gjysmë të gjatë, më 19 janar, shkruajnë mediet britanike.

Shkencëtarët besojnë se kondicioneri i ajrit mundësoi transmetimin e virusit duke përhapur spërklat virale në ambientin e mjetit të transportit.

Disa kondicionerë marrin ajrin nga jashtë dhe e dëbojnë brenda, ndërsa të tjerët, të quajtur njësi të ndara, riciklojnë të njëjtin ajër.

Ekspertët britanikë paralajmëruan muajin e kaluar se kondicionerë të tillë duhet të fiken ose të përdoren me dritaret e hapura për të parandaluar përhapjen e Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat