Bie numri i rasteve aktive me covid

Shëndetësia

Bie numri i rasteve aktive me covid

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Gjatë ditëve të fundit të dhënat lidhur me situatën epidemiologjike në Kosovë kanë ndryshuar. Është shënuar rënie e rasteve aktive me Coronavirus dhe është rritur numri i pacientëve të shëruar.

Kështu është bërë e ditur bazuar në njoftimet e fundit të institucioneve shëndetësore sa i përket më të rejave me COVID-19.

Që nga marsi kur edhe u shënuan dy rastet e para me virusin Corona, numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 446 raste nga 56 mijë e 45 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11 mijë e 33 raste, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në dy mijë e 832.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat